Ekspertiza dhe veprimtaria

  • FuturAL përfshin e bashkëpunon me ekspertë të shumë fushave si arsim, kulturë, art, psikologji, ekonomi, poltika sociale, politika për të rinjtë, barazia gjinore dhe specialiste të transparencës dhe ndërgjegjësismit me qëllim formulimin e strategjive të reja për zbatim që synojnë t’ju përgjigjen sa më mirë sfidave shqetësuese për komunitetin dhe shoqërinë;
  • Ekspertët tanë, me dijet e njohuritë e tyre shërbejnë si burim i shpeshtë informacioni, udhërrefyes për politikë - bërësit, shoqërinë, grupet e interesit, median, koordinatorë dhe trajnues në lehtësimin dhe organizimin e aktiviteteve, konferencave shkencore në fusha të ndryshme si arsimi, ekonomika, kultura, arti e çdo fushë tjetër që lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kapaciteteve dhe aktivizmit në shoqëri.

Qendra nëpërmjet bashkëpunimit dhe konsulencës së ekspertëve, profesionistëve, shoqatave dhe ndërmarrjeve do të realizojë të gjitha iniciativat, operacionet dhe aktivetetet që bëjnë të mundur arritjen e qëllimit të saj.